Banesat sociale, si do të bëhet përzgjedhja me sistemin e ri

Shqipëria

Banesat sociale, si do të bëhet përzgjedhja me sistemin e ri

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 18:25
Banesat sociale

Nga muaji shtator, projektligji i ri “Për Programet Sociale të Strehimit”, do të konsultohet me publikun, në disa qytete të vendit, me praninë e të gjithë aktorëve.

Ky draft i parë, që tashmë po i vihet në dispozicion publikut, është produkt i bashkëpunimit mes të gjitha palëve të përfshira. Sipas këtij projektligji personat që do të përfitojnë një banesë sociale do të përzgjidhen mes një sistemi pikësh ku do të ndërthuren një sërë elementesh vlerësimi.

Sistemi me pikë parashikon që të favorizojë më shumë një person i cili nuk ka banesë në pronësi të tij. Por vlerësim të lartë pikësh sipas sistemit merr edhe një person i cili rrezikon të ngelet pa shtëpi si rezultat i fatkeqësive natyrore apo i vendimeve gjyqësore.

Përparësi do të kenë edhe personat të cilët jetojnë në banesa që kanë rrezik shembje apo janë të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi. Personat që janë në kushte sociale jo të favorshme do të kenë gjithashtu përparësi.

Këtu bëjnë pjesë personat me aftësi të kufizuar apo edhe personat jetim. Kategori të tjera që parashikon projektligji janë edhe emigrantët e rikthyer, familjet e policëve të rënë në detyrë si dhe anëtarët e komunitetit rom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat