OSHEE rrit nivelin e pagave për punonjësit e terrenit

Shqipëria

OSHEE rrit nivelin e pagave për punonjësit e terrenit

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 17:08
OSHEE

Në zbatim të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha”.

Në një njoftim të OSHEE-së në Shqipëri është bërë e ditur se, fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015.

Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë. Pjesa e rritjes në Drejtorinë e Përgjithshme parashikohet gjithashtu për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.

Pagat e nivelit të lartë menaxhues të kompanisë nuk ndryshojnë. Ato mbeten të njëjtat e caktuara që në vendimin Nr.21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat