Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e 7 shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin në zona të ndryshme në plazhe kryesisht në vijën bregdetare Himarë-Sarandë !
Nga operacioni i koduar “Planifikimi”, kanë rënë në pranga:
1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë
2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.
3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.
4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Bëjmë me dije se, shtetasi Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin "Monçja", pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.