Detaje të reja për babanë që përdhunoi vajzën në Dibër

Shqipëria

Detaje të reja për babanë që përdhunoi vajzën në Dibër

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 19:31
Diber

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në komunën Kastriot të Dibrës. Babai, Guri Përgjegji ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare. Mësohet se nëna e adoleshentes ka vdekur në një aksident tragjik të ndodhur përpara 7 vitesh. Për rrjedhojë, vajza jetonte me babanë, njerkën dhe vëllanë. 46-vjeçari Guri Përgjegji ishte kthyer nga Greqia përpara një viti.

Banorët janë shprehur se vajza ishte e shqetësuar prej 10 ditësh. Ata thonë se autori ngacmonte edhe femra të tjera në fshat. Mjekët thanë se vajza e abuzuar seksualisht nga i ati, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Policia ka prangosur shtetasin Guri Përgjegji, babai biologjik i 15-vjeçares. Bëhet me dije se përdhunimi  ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit. Vajza E.P, përpara oficerëve të policisë, ka rrëfyer se e gjithë ngjarja ka ndodhur në pyll. Ajo u shpreh se babai ka abuzuar me të seksualisht dhe më tej ka ikur menjëherë në drejtim të pyllit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë së Dibrës kanë konstatuar se kishin të bëjnë me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini. Babai i vajzës akuzohet për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me persona në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat