Ky është 27 vjeçari shqiptar që vdiq në Itali gjatë ndjekjes nga policia

Shqipëria

Ky është 27 vjeçari shqiptar që vdiq në Itali gjatë ndjekjes nga policia

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 23:36
ilustrim

Pas lajmit të publikuar sot në mediat italiane për vdekjen e një shqiptari që po ndiqej nga policia, është arritur që të identifikohet 27 vjeçari.

Ai ishte pjesë e një bande kriminale që vidhte makina luksoze dhe u vu në ndjekje nga policia në qytetin e Breshias. Viktima është Besnik Tafaj. Ai po udhëtonte me një automjet “Audi A8” të vjedhur dhe në Peskiera të Milanos zbriti për të hipur në një tjetër “Audi A6”, gjithashtu i vjedhur. 

Në këtë çast, karabinierët dolën për ta arrestuar dhe shqiptari qëlloi ndaj tyre të paktën 4 herë. Policia nuk iu kundërpërgjigj por vazhdoi në këmbë ndjekjen e tij, deri sa shqiptari u rrëzua dhe qëlloi aksidentalisht me armë veten në fytyrë dhe mbeti i vdekur në vend. Nga analizat balistike, rezultoi që arma me të cilën qëlloi ndaj efektivëve është pistoletë Beretta 84 e vjedhur kohët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat