Konçesioni i parkimit, Aleanca Qytetare peticion për anullimin

Shqipëria

Konçesioni i parkimit, Aleanca Qytetare peticion për anullimin

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 19:09
Aleanca qytetare në Vlorë

Aleanca qytetare në Vlorë ka paralajmëruar se do nisë një peticion për anullimin e konçesionit të parkimit të automjeteve, duke shkuar deri në mosbindje civile. Kreu i Shoqatës se Turistëve në Vlorë, Vasil Bedinaj, e ka cilësuar këtë konçesion një dëm që i bëhet imazhit të turizmit në Vlorë.

Aleanca qytetare në Vlorë ka deklaruar se do nisë një peticion për të anulluar konçesionin e parkimit me pagesë në Vlorë, duke paralajmëruar se veprimet e tyre do të shkojnë deri në mosbindje civile.

Sipas aleancës qytetare ky konçesion nuk është konsultuar me qytetarët.

“Ne si aleancë qytetare për anullimin e konçesionit të parkimeve me pagesë në bashkinë Vlorë do të nisim firmosjen e një peticioni mbarëqytetar për këtë qëllim. Ftojmë këdo dhe të gjithë të na bashkohen në këtë aksion qytetar në të mirë të Vlorës, në mbrojtje të dinjitetit të çdo qytetari dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Në mosreagim të tyre dhe në mosmarrje parasysh të zërit popullor e shprehur përmes firmosjes së këtij peticioni do të na detyrojnë të kalojmë në hapin e dytë. Thirrje për mosbindje civile ndaj këtij konçesioni abuziv”.

Kreu i Shoqatës së Turistëve në Vlorë, Vasil Bedinaj, e ka komentuar një fakt të tillë si dëmtim të imazhit dhe turizimit ne Vlorë.

Qytetarët ankohen edhe për mungesën e investimeve që duhej të kryente kompania e cila ka fituar të drejtën e konçesionit të parkimit me pagesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat