Vrasja e efektivit të FNSH-së, RENEA kap të gjallë autorin e ngjarjes

Shqipëria

Vrasja e efektivit të FNSH-së, RENEA kap të gjallë autorin e ngjarjes

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 15:16
Efektivi i vrarë, Ardian Kodra

(E plotësuar) -  Pas orësh e orësh aksion policor, RENEA dhe FNSH-të kanë kapur të gjallë të sëmurin mendor, David Qosajn, pas vrasjes së efektivit të FNSH-së së Shkodrës. Forcat Speciale e kanë neutralizuar me gaz lotsjellës personin e armatosur dhe kanë mundur që ta arrestojnë.

**

RENEA hedh gaz lotsjellës në banesën e David Qosajt dhe tashmë ka nisur operacioni për neutralizimin e tij. Ka shumë të ngjarë që autori të qëllohet për vdekje nga RENEA.

Image

Terror në Torovicë, autori refuzon të dorëzohet. RENEA me snajper në gatishmëri

Situatë e tensionuar në Torovicë të Lezhës, ku një person i sëmurë mendor është mbyllur brenda banesës dhe qëllon me armë zjarri drejt policisë. Shtetasi David Qosja teksa gjuante ka lënë të vrarë efektivin e FNSH-ve, Ardian Kodra.

Në vendin e ngjarjes ndodhen Forcat RENEA, të cilat kanë rrethuar banesën ku është fshehur autori i krimit, i cili nuk pranon të dorëzohet. Pritet nga momenti në moment ndërhyrja e tyre.

Forcat RENEA janë shprehur se objektivi i tyre është arrestimi i Qosjes si dhe shmangia e viktimave të tjerë në njerëz. Ato kanë shtuar se po bëjnë gjithçka që operacioni i kapjes së autorit të mbyllet gjatë ditës.

Terror në Torovicë, mbërrijnë përforcimet e RENEA-s nga Tirana 

Është rënduar situata në Torovicës të Lezhës, ku një i sëmurë mendor nuk është neutralizuar ende nga forcat e policisë

Prej më shumë se një ore është raportuar edhe vdekja e një efektivi të FNSH në Shkodër, Ardian Kodra nga gjuajta me armë nga David Qosja i cili është një person me sëmundje mendore. 

Ndërkohë që që ende nuk është neutralizuar situata, në ndihmë të FNSH së Shkodrës kanë ardhur dhe forca nga Tirana, ku i sëmuri mendor qëndron ende i izoluar me një automatik.

Image
David Qosja

I sëmuri mendor gjuan me armë drejt policëve, vdes efektivi i FNSH-së

Një ngjarje e rëndë është duke ndodhur në Torovicë.

David Qosja është mbyllur brenda banesës së tij, nga dhe po ‘lufton’ me forcat e policisë. 
Policia bën me dije se ky person vuan nga probleme mendore. Policia është duke neutralizuar situatën, ndërkohe që  sëmuri mendor gjuan me armë në drejtim të tyre. Personi i armatosur është mbyllur brenda banesës.  Një efektiv i FNSH është plagosur dhe është dërguar drejt Tiranës ku ka nderruar jetë ne spital.  

Deklarata e Policisë

Më datë 02.09.2016, është marrë njoftim se në Torovicë, shtetasi David Qosja, banues në Torovicë, po qëllon me armë zjarri automatik në ajër. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë dhe F.N.SH. për menaxhimin e situatës. Shtetasi David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumenta nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur . Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore.Nga shkëmbimi i zjarrit , ka mbetur i plagosur një efektiv policie i F.N.Sh-së Shkoder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat