Protesta e shkodranëve: “Edi, gruaja e Çuçit është heroinë që të ka duruar ty”

Shqipëria

Protesta e shkodranëve: “Edi, gruaja e Çuçit është heroinë që të ka duruar ty”

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 18:10
Protesta e shkodranëve

“Më fal, gruan mirë e ke. E di pse po pyes. Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kohës që të duron ty. Sakrificë e madhe”.

Kështu iu drejtua Edi Rama një qytetari në Patos pak ditë më parë. Por duket se lajthitja e radhës e Ramës nuk ka kaluar pa krijuar acarim tek qytetarët.

Rasti konkret është ai i shkodranëve të cilët kanë replikuar me kryeministrin gjatë ndeshjes Shqipëri Maqedoni duke shpalosur banerin me thirrjen: “Edi, gruaja e Çuçit është heroinë që të ka duruar ty”, ndërsa rreth portretit të Ramës ishte vendosur edhe simbole komuniste si drapri, çekani dhe ylli.

Protestuesit i referohen kështu Delina Ficos, ish-partnerja e kryeministrit Rama, e cila aktualisht është bashkëshortja e Bledi Çuçit, ministrit të Pushtetit Vendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat