Berisha zbulon arsyen pse "ju pre koka" Ilir Kernit...fajin e ka një 'UFO'!

Shqipëria

Berisha zbulon arsyen pse "ju pre koka" Ilir Kernit...fajin e ka një 'UFO'!

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 22:55
Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama e quajti sot investimin më të madh të 20 viteve të fundit në kulturë, 8.2 milionë euro për rikonstruksionin e sallës së Teatrit të Operës dhe Baletit. Por për paraardhësin e tij Sali Berisha kjo është vjedhja më e madhe që është bërë gjatë 20 viteve të fundit të marra së bashku në fushën e kulturës.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se gjatë qeverisjes së djathtë në vitet 2005-2013 “në trashëgimi kulturore vetëm në Gjirokastër janë investuar 11.2 milionë euro në rehabilitimin e ndërtesave dhe rrugëve karakteristike.  

“Investimi prej 8.2 milionë euro vetëm në një salle teatri, është padyshim vjedhja më e madhe e 20 viteve të fundit të marra së bashku në fushën e kulturës. Ndaj dhe për ta maskuar atë duhet ta paraqesim jo si vjedhjen por si investimin më të madh të 20 viteve të fundit, në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë për vjedhjen por për investimin”, shkruan deputeti demokrat.

“Ufo që jeton me mashtrimet e veta”, e quan Berisha kryeministrin Edi Rama në këtë postim të tijin.

Në përfundim, Berisha thotë se hedh një akuzë ndaj kryeministrit dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro sa i përket dorëheqjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni.

“Me këtë vjedhje të madhe "Rama - Kumbaro", shpjegohet se pse ju pre koka drejtorit, balerinit të njohur Ilir Kerni!”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat