Gjatë fjalimit të tij publik në shumë raste bie në sy fakti se Sali Berisha konsumon shumë ujë. Ndërkohë shërbimi i Kuvendit e ka për detyrë që për çdo folës të radhës të vendosë një shishe me ujë.
Ditën e sotme në nisjen e sesionit të ri parlamentar ish-kryeministri në fjalën e tij vuri se i mungonte shishja e ujit. Prandaj Berisha menjëherë e ndërpreu fjalën, zbriti nga podiumi, shkoi në krahun e djathtë të parlamentit mori një shishe me ujë nga Jorida Tabaku dhe u ngjit në podium përsëri.
Ndërkohë pasi mbaroi fjalimin, ai u kujtua edhe për shishen e harruar dhe u kthyer përsëri ta merrte në podiumin e foltores.