Berisha akuzoi se dhe në Alpe mbillet drogë, ja çfarë bën policia

Shqipëria

Berisha akuzoi se dhe në Alpe mbillet drogë, ja çfarë bën policia

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 09:30
Ilustrim

Vetëm një ditë pasi ish kryeministri, Sali Berisha hodhi akuza të forta se po mbillet drogë edhe në Alpet e Shqipërisë, policia duket se ka gjetur mënyrën më të veçantë për t’iu përgjigjur.

Ditën e sotme, policia e Tropojës, në një aksion të koduar ‘Alpet’ njofton se ka asgjësuar 514 rrënjë bimë narkotike si dhe ka sekuestruar një 1 armë zjarri.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në  fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të Gjergj Ulndreaj dhe D.D., u gjetën  dhe asgjësuan  me anë të djegies 134 rrënjë bimë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e D.D., në ambientet e brendshme ju gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja, Tropojë.

Policia ka proceduar penalisht:

-D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Neni 278.

-Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike .

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat