Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, policia gjen automjetin e autorëve

Shqipëria

Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, policia gjen automjetin e autorëve

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 10:29
Saimir Jaku

Pa kaluar 24 orë nga vrasja mafioze e 33-vjeçarit Saimir Jaku, ish –Drejtor OSHEE-së, policia ka gjetur makinën e përdorur nga autorët.

Automjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa i kishin vënë zjarrin. Deri tani policia ka shoqëruar disa persona për këtë vrasje, por ende nuk ka një pistë zyrtare.

Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj 33 – vjeçarit Saimir Jaku, i cili qëndronte në ambientin e jashtëm të një lokali në qytetin e Rrëshenit, vetëm 20 metra larg komisariatit të policisë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09: 30 minuta të ditës së djeshme dhe menjëherë pas krimit, autorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet që ishte parkuar jo larg lokalit ku u krye edhe ekzekutimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat