Kontrolle për punësimin e të miturve

Shqipëria

Kontrolle për punësimin e të miturve

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 13:48
Dritan Ylli

Përfshirja e të miturve në punë të papërshtatshme për moshën e tyre ka bërë që inspektoriati i Punës ti kushtoj vëmendje kontrolleve të subjekteve.

Gjatë një takimi me punonjës të bregdetit në Durrës kreu i këtij instutucioni Dritan Ylli  ka bërë apel që asnjë subjekt të mos marrë punonjës të kësaj grupmoshe, pa u pajisur me autorizim nga inspektoriati punes.

Dritan Ylli: “Kemi pasur prioritet punën e të miturve gjatë sezonit veror, sidomos në vijën bregdetare. Inspektoriati ka lëshuar rreth 150 autorizime”

Sipas inspektoriatit të Punës gjate tre muajve u  futën  në skemën e sigurimeve shoqerore, 470 punonjës që u gjetën në punë të zezë dhe u pajisën me kontratë pune më shumë se 800 punonjës, duke përfituar të drejtat që ju takojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat