Policia Rrugore në Durrës: 5 në pranga , 455 gjoba për parkime të gabuara

Shqipëria

Policia Rrugore në Durrës: 5 në pranga , 455 gjoba për parkime të gabuara

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 15:54
Policia Rrugore në Durrës

 Gjatë javës që lamë pas dhe kryesisht gjatë fundjavës, nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës vijoi zbatimi i planit të masave me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, me vëmendje të veçantë këshillimin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve në vendosjen e rripit të sigurimit, në zbatim të nenit 170 të Kodit Rrugor.

Lidhur me masat konkrete, janë arrestuar: 5 shtetas në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur; 1 shtetas në flagrancë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar: 16 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie, 7 leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 1488 masa administrative, nga të cilat: 128 për tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar; 15 për mungesë të rripit të sigurimit; 21 për mungesë të kaskës mbrojtëse; 455 për parkime te gabuara dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të normave të Kodit Rrugor.

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti pa targa, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur dy shtetasit: Arjan Blloshmi 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues në gjendje të dehur i mjetit BMV me targë AA945IR që u përplas me mjetin Ford Fokus me targë AA336JV me drejtues shtetasin A.D. 37 vjeç, e me pasojë plagosjen e vetë Blloshmit, aktualisht në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Agim Çukaj 36 vjeç, banues në Durrës, drejtues në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi i motoçikletës YINXIANG pa targë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenin 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Edhe në ditët në vazhdim, Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Durrës do vijojë kontrollet dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe Kodin Penal, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim dhe çdo shkelës do të përgjigjet para ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat