Vendimi nga Krimet e Rënda - Dënohet banda e gjobëvënesve të Shullazit, 51 vite burg

Shqipëria

Vendimi nga Krimet e Rënda - Dënohet banda e gjobëvënesve të Shullazit, 51 vite burg

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 19:47
Serjani

Gjykata e Krimeve të Rënda jep 51 vjet burg për grupin e gjobëvënesve me në krye Genc Ferhatin.

Krimet e Rënda kanë dënuar me nga 8 vjet burg Genc Ferhatin dhe Arben Hashihysenin dhe nga 7 vite burg për Pajtim Serjanin, mikun e Emiljano Shullazit sëbashku me Elvis Karolin, Arianit Lulin, Klevis Kardashin si dhe Ditmar Reçin.

Ata akuzohen për gjobvënie dhe marrje të pasurisë përmes shtrëngimit të biznesmenit të kafes, Julian Bregu.

Ky i fundit u arrestua nga policia me 10 shtator të këtij viti në një lokal në Sauk sëbashku me mikun e tij Fatjon Brahja, pasi në makinën e tyre u gjet 1 kg kanabis.

Biznesmeni i kafes kallëzoi mikun e Shullazit, Pajtim Serianin se e kishte kërcënuar me jetë nëse nuk i dorëzonte 13 mijë euro.

Denoncimi i tij është provuar gjatë hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Kryeqytetit.

Ashtu siç është provuar edhe një lloj “kontrate” që të arrestuarit e detyronin biznesmenin të nënshkruante me ta, edhe pse pa laps e letër, që e detyronte atë të paguante tek autorët 10 për qind të xhiros vjetore, në këmbim të jetës së tij e të familjarëve.

Pajtim Serjani njihet në kryeqytet si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, ndërsa rreth 4 muaj më parë ai u plagos gjatë një atentati ndaj tij, ku u vra personi që e qëlloi, Artur Baze.

DËNIMI
-Pajtim Serjani 7 vite
-Arjanit Luli 7 vite
-Klevis Kardashi 7 vite
-Elvis Karoli 7 vite
-Arben Haxhihyseni 8 vite
-Genc Ferhati 8 vite
-Ditmar Reci 7

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat