Dhunimi i biznesmenit libanez, kompania tërhiqet nga investimi

Shqipëria

Dhunimi i biznesmenit libanez, kompania tërhiqet nga investimi

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:59
Faad Mitri

Pas rrahjes dhe kërcënimit të biznesmenit libanez, Faad Mitri, kompania OMNIX ka njoftuar tërheqjen e saj nga çdo investim në Shqipëri. Kompania parashikonte ndërtimin e një kompleksi turistik në zonën e Gjirit të Lalzit.

Faad Mitri u dhunua nga disa persona në rrugën e Rinasit pak ditë më parë, duke i kërkuar të heqë dorë nga investimi.

DEKLARATA E PLOTË

Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë.

Ky akt i rëndë kriminal ia ka dalë që të rrënojë përpjekjet e “Omnix Albania” përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milionë USD në Gjirin e Lalëzit.

Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e një hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standardi më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, akuapark, dyqane, bulevard, bare, restorante etj.

Ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do t’i jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan.

Me këtë investim “Omnix Albania” do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Si konkluzion, “Omnix Albania” dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjell indinjatë për çdo shqiptar.

Duke filluar nga sot, “Omnix Albania” tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falënderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.

U jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptarë, të cilët i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat