Tërheqja e investitorit, Berisha: 'Al Kapone dhe mafia e tij' marrin 40 hektarë në Gjirin e Lalzit

Shqipëria

Tërheqja e investitorit, Berisha: 'Al Kapone dhe mafia e tij' marrin 40 hektarë në Gjirin e Lalzit

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 15:20
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur sukses të Al Kapones dhe mafies së tij, tërheqjen e investitorit të huaj Fadi Midri për një kompleks në Gjirin e Lalzit, dhe të të gjitha projekteve të tjera nga Shqipëria.

Berisha i referohet një mafie të mbështetur nga qeveria që kërcënoi biznesmenin duke e bërë të largohet nga vendi ynë. Berisha thotë se tokën prej 40 hektarë në Gjirin e Lalzit tashmë do ta marrë vëllai i Edi Ramës, Olsi.

Statusi në Facebook i Sali Berishës

Nje sukses i ri i Al Kapones dhe mafies se tij!

Investitori i huaj qe e torturoi mafia qeveritare ne Rinas, largohet nga Shqiperia!

Te dashur miq, mediat njoftojne se u largua nga Shqiperia me kompanine qe perfaqesonte "Omnix", Faad Mitri investitori aktual strategjik me i madh.

Shkaku eshte se kompania Omnix do fillonte punimet per ndertimin e nje resorti luksoz turistik ne Gjirin e Lalzit qe arrinte vleren prej 1.5 miliarde euro. Vetem ne fazen e pare investimi arrinte ne 250 milione euro. Largimi tij eshte nje largim i detyruar nga mafia e lidhur me kreun e meduzes apo Al Kaponen, Edi Ramen, e cila dy jave me pare pasi e masakroi ne prani te te shoqes dhe vajzes se tij, i dha ultimiatumin ose largohu ose koken.

Largimi i kompanise Omnix eshte nje fitore e madhe e Al Kapones pasi thuhet e Kompania e Karpenit te Kavajes "Na bashkon droga" e Olsi - Edi Rames - Besnik Sules do marrin tani edhe keto 40 hektar ne Gjirin e Lalzit. Keshtu Al Kapone arriti nje sukses te ri personal! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat