Berisha "çon" Ramën në vendin e merituar...në WC

Shqipëria

Berisha "çon" Ramën në vendin e merituar...në WC

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:45
Sali Berisha, Edi Rama

Shoqëria civile ka kundërshtuar ligjin e miratuar në kuvend për mbetjet, dhe pritet që në 1 tetor të nisin protestat për të kërkuar shfuqizimin e tij.

Për ligjin që lejon importimin e mbetjeve nga jashtë në vendin tonë me qëllim riciklimin e tyre, në rrjetet sociale kanë nisur edhe “sulmet” me foto të montuara ndaj kryeministrit Edi Rama. I parë në sytë e tyre si personi që i “tradhtoi” besimin, aktivistët e shoqërisë civile kanë postuar foto të shumta, siç është edhe ajo e fotos së kreut të qeverisë brenda një WC-je.

Këtë ironi duket se e ka pëlqyer edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook një nga foto-montazhet, ku shkruan: Në vendin e merituar!

Kur ishte në opozitë, kryeministri Edi Rama e kundërshtoi ligjin për mbetjet dhe shoqëria civile u tërhoq nga e drejta për referendum që mori dhe mbështetjen e presidentit Nishani. Por këtë radhë, kur Rama është në pushtet mazhoranca miratoi ligjin, duke theksuar se ka pësuar ndryshime rrënjësore nga i vjetri. Sipas ligjit të ri në Shqipëri do të futen për tu ricikluar vetëm kartonë, letër, skrap dhe plastikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat