Komisioni i Reformës në Drejtësi, miraton me konsensus ligjin për SPAK

Shqipëria

Komisioni i Reformës në Drejtësi, miraton me konsensus ligjin për SPAK

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 14:03
Komisoni

Komisioni i Reformës në Drejtësi, ka miratuar me konsensus ligjin për SPAK, Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK është ligji i fundit i paketës prej 6 ligjesh që shoqërojnë reformën dhe priten të miratohen më 6 tetor në Kuvend.

Deputetët e opozitës u rikthyen në komision pas disa ditësh bojkot. Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, pas daljes nga mbledhja, e konsideroi sukses miratimin e saj pasi u pranuan të gjitha kërkesat e parashtruara nga opozita, që kundërshtonin kapjen e institucioneve të drejtësisë nga kryeministri dhe qeveria.

Nga 3 çështjet e kundërshtuara prej demokratëve dy javë me parë ishte lënë pa zgjidhur vetëm njëra prej tyre, ajo që lidhej me shqetësimin e opozitës për ndikimin e qeverisë në emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të SPAK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat