Sali Berisha: Këshilli i Evropës hodhi poshtë treshen e kunetërve dhe ndrikullën e qeverisë

Shqipëria

Sali Berisha: Këshilli i Evropës hodhi poshtë treshen e kunetërve dhe ndrikullën e qeverisë

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 08:59
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha komentoi rrëzimin që Këshilli i Evropës i bëri tre kandidaturave të propozuara nga qeveria për në gjykatën e Strasburgut.

Berisha shkruan se përshëndet vendimin e Këshillit të Evropës që hodhi poshtë treshen e kunetërve dhe ndrikullën e qeverisë.

Këshilli i Europës rrëzoi tre kandidaturat e qeveria shqiptare për gjyqtarë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.

Ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe juristi Gent Ibrahimi janë paraqitur për të dhënë intervistën, por Këshilli ka vendosur që të mos i intervistoi duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Reagimi i Berishës

Histori kuneterish te qeveritareve, histori feudale, turpi te vertete!

Pershendes vendimin e Keshillit te Europes!

Te dashur miq, sot Keshilli i Europes hodhi poshte me perçmim treshen e kunetreve dhe ndrikulles qe u derguan nga ministrat kuneter dhe kryekumbara, si kandidat per ne vendin e nderuar te anetarit te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg apo gjykates supreme nderkombetare per vendet anetare te Keshillit te Europes.

Ky ishte nje vendim plotesisht i merituar. Kurre ndonjehere ne historine e KE nje qeveri nuk ka derguar si kandidate dy kuneter dhe nje ndrikull te qeverise, te lidhur direkt dhe indirekt me krimin e drogen qeveritare, duke ofenduar rende vendin e vet me nje akt te tille feudal.

Ky ishte nje turp i vertete per Edvin Kristaq Ramen, qe me kandidaturat e tij deshmoi nderkombetarisht shkallen me ekstreme, me te turpshme te nepotizmit! Asnje vend tjeter ne Europe nuk do mund te imagjinonte nje vendim te tille!

Ky ishte nje turp dhe per kunetrit e pacipe qe ben ligjin e vettingut, por per te tjeret, kurse por veten paten si vettor kunatin apo kunaten, kryekumbaren ne kupolen e krimit te mazhorances se plehrave!

Miq, tani radhen e kane tre te tjere, sekretari i pergjithshem i mafies qeveritare vettor Agaçi, militant Dvorani dhe ndrikulla famoze Hicka. Te tre do te kene fatin e te pareve! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat