Reagimi në fb - Jo mbetjeve! Berisha: Protesta më e madhe e shoqërisë civile në 25 vite

Shqipëria

Reagimi në fb - Jo mbetjeve! Berisha: Protesta më e madhe e shoqërisë civile në 25 vite

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 17:23
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përshëndetur protestën e sotme kundër ligjit të importit të mbetjeve, duke e cilësuar protestën më të madhe të shoqërisë civile në 25 vite të organizuar me thirrjen e parë.

Në një postim në fb, Berisha uron organizatorët, ndërsa apelon qytetarët të mbështesin masivisht shoqërinë civile në këtë kauzë për mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe mjedistit ku jetojmë.

Postimi i plotë në fb

Proteste madheshtore e shoqerise civile kunder plehrave te Edi Rames!

Te dashur miq, mijera qytetare te te gjitha moshave dhe bindjeve politike mbushen bulevardin Deshmoret e Kombit dhe protestojne per mbrojtjen e jetes, shendetit, mjedisit dhe dinjitetit te tyre dhe mbare shqiptareve nga plehrat, helmet dhe mashtrimet e Edi Rames.

Kjo ishte protesta me e madhe e shoqerise civile ne 25 vite organizuar me thirrjen e pare!

Edi Rama, qe tani po quhet ne rrjetet sociale ne mbare boten Pleh-Man, njeriu i plehut, i tronditur deri ne palce beri gjithcka qe t’u mbylle ekranet protestuesve por deshtoi! Dhe nje here thirrja ime per te gjithe qytetaret eshte: te mbeshtesim protesten e shoqerise civile si deshmi e pergjegjesise tone qytetare sepse ajo po mbron jeten, shendetin, mjedisin, dinjitetin e secilit prej nesh.

Urimet me te perzemerta organizatoreve dhe pjesmarresve per protesten me madheshtore, me thirrje te pare, e shoqerise civile ne historine e vendit! Urimeeee! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat