Ministri Klosi, vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër

Shqipëria

Ministri Klosi, vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 23:01
Pamje nga takimi

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ishte në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, me të cilët kaloi edhe drekën. Gjatë këtij takimi, ministri Klosi duke kujtuar detyrimin e shtetit dhe shoqërisë për t’ua bërë më të lehtë pleqërinë, deklaroi se qeveria do të rrisë pensionet, përmes riindeksimit të tyre.

Në ditën e të moshuarve, nxënësit e Arsimit dhe Formimit Profesional të këtij qyteti, u vunë sot në shërbim të të moshuarve, duke iu gatuar dhe kryer shërbime estetike.

Sipas një njoftimi për shtyp, të moshuarve iu dhuruan lojëra shahu e domino, veshje të qepura posaçërisht për të moshuarit nga nxënësit e arsimit profesional.

Ndërsa në mënyrë simbolike, Klosi vuri tullën e parë të rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prej 250 milionë lekësh.

Investime po nisin paralelisht edhe në Shtëpitë e të Moshuarve në Poliçan dhe Palasë. “Të moshuarit, janë çdo ditë nën vëmendjen dhe përkujdesin e ministrisë dhe qeverisë”, deklaroi ministri Klosi, duke i u uruar nga Shkodra të moshuarit në ditën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat