Debati Rama-Hafizi, deputetja sqaron se pse nuk i ktheu përgjigje kryeministrit

Shqipëria

Debati Rama-Hafizi, deputetja sqaron se pse nuk i ktheu përgjigje kryeministrit

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 14:34
Mimoza Hafizi

Deputetja Mimoza Hafizi ka reaguar në profilin e saj në “Facebook” lidhur me reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj saj gjatë seancës së fundit në Kuvend. Në statusin e saj, ajo sqaron edhe mungesën e përgjigjes së saj në lidhje me këtë incident.

Reagimi i Hafizit

Miq,

?ëto ditë kam pasë shumë komunikime nga të njohur e të panjohur, të cilët kanë ndjekur në media reagimin harbut të kryeministrit ndaj meje, në sallën e Parlamentit, të enjten e kaluar. Reagim për një debat shumë qytetar dhe profesional që unë hapa në lidhje me importin e mbetjeve.

Një student ekselence më shkruan:
"Lëre mediokritetin të ngazëllehet në injorancën e vet! "

Unë pikërisht këtë bëra, e lashë të japë i vetmuar atë ditë, atë shfaqje të trishtë për çdo shqiptar, teksa sheh kryeministrin e vet krejt të çekuilibruar emocionalisht e të çakorduar në shifra e argumente.

Replikat në Parlament

Gjatë një debati për ligjin e mbetjeve, Hafizi u shpreh se “në vitin 2013, kur biznesi i riciklimit të mbetjeve punonte me 10% kapacitet, ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve, e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë?!”.

Por Rama duke replikuar me Hafizin tha: “Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat