Ky është autori i masakrës në Shkodër, i droguar dhe me luhatje emocionale

Shqipëria

Ky është autori i masakrës në Shkodër, i droguar dhe me luhatje emocionale

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 08:00
Miklovan Parubi

Ky është autori i masakrës në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, Miklovan Parubi, shpallur në kërkim. “Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara,” tha policia.

Njoftimi paraprak i Policisë Shkodër:

Me datë 3.10.2016, rreth orës 22: 40, është marrë njoftim se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkoder, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet gjatë një loje pokeri , shtetasi Miklovan Parubi , 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit A.P. 40 vjeç, N.K. 33 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të gjitha shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë në gadishmeri bashkë me forcat FNSH në ndjekje të autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat