Kush ishte shqiptarja që ngrit flamurin amerikan në Tiranë 25 vjet më parë?

Shqipëria

Kush ishte shqiptarja që ngrit flamurin amerikan në Tiranë 25 vjet më parë?

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:26
Ngritja e flamurit

Ishte 2 tetor 1991. Pas 45 vitesh në Tiranë hapej Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fotot nga ky moment i 25 viteve më parë janë publikuar nga historiani Kastriot Dervishi.

Sipas tij, ceremonia e ngritjes së flamurit në ambasadën amerikane në Tiranë pas 45 vjetësh shënoi hapjen zyrtare të kësaj ambasade.

“Në foto duket i ngarkuari me punë i asaj kohe Christopher Hill dhe zonja Adam, bashkëshortja e Loni Adamit i cili vdiq gjatë torturave në hetuesinë komuniste në vitin 1947. Zonja Adam ishte e vetmja që jetonte nga personat që patën marrë pjesë në uljen zyrtare të flamurit në vitin 1946”, shkruan Dervishi.

Këto ditë në Tiranë ka mbërritur diplomati Hill i cili është pritur me nderime nuga autoritetet më të larta shtetërore. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat