Rama vazhdon të mbrojë importin e mbetjeve, sjell shembull nxënësit e Korçës

Shqipëria

Rama vazhdon të mbrojë importin e mbetjeve, sjell shembull nxënësit e Korçës

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 15:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot fushatën e tij në mbrojtje të ligjit të importit të mbetjeve. Rama ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Stavri Themeli” në Korçë, për të cilën shprehet se është ” rindërtuar përmes programit kombëtar të Rilindjes Urbane” dhe vlerëson atë që po bëjnë nxënësit e saj.

Rama i ka mëshuar rëndësisë së riciklimit duke iu larguar thelbit të problemit, që ka ngritur shoqërinë civile në protestë: Paaftësinë e shtetit për të kontrolluar mbetjet që do të importohen nga jashtë.

“Kjo shkollë dhe nxënësit e saj, – thotë kryeministri në Fb, – janë pjesë e programit edukativ për ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklimin e tyre; program i organizuar nga Bashkia Korçë për të gjitha shkollat e qytetit, që synon edukimin e Gjeneratës Tjetër për të mundësuar  kapërcimin e madh të prapambetjes në kuptimin e në trajtimin e mbeturinave,” ka theksuar ai në fund.

Dhe, duke prezantuar fotografitë e takimit me nxënësit, kreu i qeverisë e konsideron “mbresëlënës, takimin me Ekoklubin e nxënësve, protagonistë të ditur e të vendosur në përpjekjen për të sensibilizuar komunitetin e shkollës lidhur me temën e mbetjeve.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat