Video e re e Edi Ramës/ Shikoni kush e drejton Shqipërinë!

Shqipëria

Video e re e Edi Ramës/ Shikoni kush e drejton Shqipërinë!

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 00:10
Edi Rama

Një filmim që zgjat pak sekonda, i patransmetuar më parë ka dalë nga arkiva e Ismet Drishtit. Humoristi ka risjellë Edi Ramën që të gjithë e kishim harruar, njeriun që refuzonte formatin standart të politikanit dhe që asnjëherë nuk kalonte pa u vënë re, me mënyrën e të veshurit, me sulmet politike, humorin apo gjestikulacionet e tij.

Në video Rama është filmuar teksa imiton Berishën që asokohe fliste për “një fillim të ri”. Ajo që bie në sy është vështirësia që ka Edi Rama për ta hapur letrën, duart që i dridhen dhe që nuk qëndrojnë asnjëherë të fiksuara.

Pa dyshim sytë e skuqur dhe mimika e tij e pazakontë përballë të rinjve të FRESSH, që brohorasin në delir. Shikoni videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat