Ligji i mbetjeve, Nishani pret AKIP në Presidencë

Shqipëria

Ligji i mbetjeve, Nishani pret AKIP në Presidencë

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 09:52
Foto nga protesta

Presidenti Bujar Nishani do të zhvillojë sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile lidhur me ligjin për importin e mbetjeve, i miratuar disa ditë më parë në Kuvend.

Takimi është parashikuar në orën 11:00, në Presidencë. Nishani do të diskutojë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Aleancës kundër Importit të Plehrave lidhur me ligjin e kundërshtuar gjerësisht nga shoqëria civile.

Të enjten e kaluar, ligji për importin e mbetjeve u miratua me 63 vota pro në Parlament. Në bazë të ligjit, Presidenti duhet të dekretojë ligjin e miratuar me shumicë votash ose t’ia kthejë atë Parlamentit për rishqyrtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat