Veliaj-ricikluesve: Kemi vendosur kazanë të rinj, mos na i dëmtoni

Shqipëria

Veliaj-ricikluesve: Kemi vendosur kazanë të rinj, mos na i dëmtoni

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 11:57
Erion Veliaj

Në takimin e zhvilluar në Kryeministri të Edi Ramës me ricikluesit për ligjin e mbetjeve, kanë qenë të pranishëm edhe kryetarët e Bashkive më të mëdha në vend.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke folur për koordinimin e punës mes Bashkive dhe bizneseve që do të merren me riciklimin e plehrave, ka patur një kërkesë ndaj këtyre bizneseve; që mos të dëmtojnë kazanët e rinj të plehrave.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës ka vendosur në disa zona të kryeqytetit kazanë të rinj mbeturinash. Kryebashkiaku kërkoi nga personat që do të punësohen nga ricikluesit për mbledhjen e mbetjeve, që të mos dëmtojnë këto kazanë dhe “të mos futen me kokë”.

Siç tha edhe Veliaj, kazanët e rinj janë me kapakë të mbyllura dhe kanë vetëm një hapësirë të mjaftueshme për të hedhur mbeturinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat