“Luani shqiptar” tregon ‘dhëmbët’ në tokë, ajër dhe det

Shqipëria

“Luani shqiptar” tregon ‘dhëmbët’ në tokë, ajër dhe det

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 12:56
Stërvitjet ushtarake mes Shqipërisë dhe Britanisë

Ndërsa tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë mbeten të larta, sidomos tani që ushtria ruse ka dërguar në enklavën e Kaliningradit disa raketa bërthamore, një stërvitje e suksesshme ushtarake është zhvilluar mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Më shumë se 1500 forca britanike morën pjesë në stërvitjen “Luani shqiptar”, me aksione në tokë, ajër dhe det.

Flota Britanike njofton se në Shqipëri është dërguar “Task Forca e Gatishmërisë së Lartë, me anije luftarake dhe disa prej helikopterëve më të mirë.

Komandanti i kësaj task force, Andrew Burns tha: “Vazhdoj të jem jashtëzakonisht i impresionuar nga elasticiteti dhe përkushtimi profesional i treguar nga çdo marinar, ushtar dhe pilot nën komandën time”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat