Publikohet në Youtube emisioni i censuruar Kodrina e vdekjes"

Shqipëria

Publikohet në Youtube emisioni i censuruar Kodrina e vdekjes"

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 00:46
ilustrim

Pasi iu mohua mundësia për ta publikuar emisionin mbi tragjedinë e landfillit të Sharrës ku 17 vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën në një aksident në punë, stafi i emisionit e publikoi atë në YouTube.

Emisioni “Kodrina e Vdekjes”, për të cilin autorët thanë se nuk u lejuan ta publikonin në televizionin Vizion Plus, u publikua sot në darkë në YouTube. Emisioni 50 minuta i gjatë ritregon ngjarjen e 7 gushtit 2016, kur 17 vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën duke punuar gjatë turnit të natës. Emisioni raporton shkeljet e panumërta të kodit të punës si dhe refuzimin e Bashkisë së Tiranës për t’iu përgjigjur kërkesave për të drejtë informimi të gazetarëve.

Në përshkrimin e videos së publikuar shkruhet: 

Ky është raporti investigativ, Kodrina e vdekjes, që u përgatit nga ekipi “Públicus”, e që nuk u lejua të transmetohej të dielën e shkuar nga administratorët në “Vizion Plus”!

Ne vendosëm ta transmetojmë online.

Ky film është historia e një vdekje dramatike që u tentua të mbulohej e më pas të shpërfillej!

Ky film është historia e një kontrate favorizuese që u mbajt e fshehtë!

Ky film është historia e Alida Totës që u pengua, u çensurua e më në fund u pushua sepse kërkoi t’i zbulonte!

Ky film është kundër censurës.

Ky film reflekton përpjekjen dhe kurajon tonë për të thënë të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat