Sot nisin dëgjesat e kandidatëve për kryetar të KQZ, ja emrat

Shqipëria

Sot nisin dëgjesat e kandidatëve për kryetar të KQZ, ja emrat

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 09:19
Ilustrim

Komisioni i Ligjeve nis sot seancën dëgjimore me kandidatët që kërkojnë kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kryetarja Lefterie Luzi do të kandidojë për një mandat të dytë krahas pretendentëve të tjerë.

Sipas Kuvendit, personat që kanë depozituar brenda afatit, dokumentacionin dhe kërkesën për aplikim për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë sipas rendit alfabetik më poshtë:

Koli Bele

Denar Biba

Rozeta Ivanova

Lefterije Luzi

Anton Lleshaj

Elion Semanaj

Kuvendi i Shqipërisë shpalli njoftimin për vendin vakant bashkë me kriteret pasi mandati i Luzit përfundonte në mes të tetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat