Reshjet e shiut probleme në rrethe në Kurbin uji merr me vete bagëtitë

Shqipëria

Reshjet e shiut probleme në rrethe në Kurbin uji merr me vete bagëtitë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 09:59
Ilustrim

Reshjet e shiut që kanë rënë me intensitet të lartë në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.

Situata më problematike paraqitet në Kurbin, aty ku nga reshjet kanë ngordhur edhe 100 krerë bagëti.

Siç raportohet nga gazetari i Report Tv në këtë zonë, sasia e madhe e ujit ka marrë me vete 100 krerë bagëti të imta ku dëmi i shkaktuar është 2 milion lekë për blegtorin.

Fermeri Gani Lika thotë se uji ka ardhur në mënyrë të menjëhershme, duke i shkatërruar të gjithë ekonominë e tij familjare. Ai apelon për ndihmë, pasi e vetmja e ardhur për familjen e tij prej 8 anëtarësh ishte ky biznes.
 
Dëmet e shkaktuara në këtë fermë kapin një vlerë prej 2 milion lekësh të reja, ndërsa gjatë ditës së sotme për të verifikuar atë çfarë ka ndodhur pritet që të shkojnë dhe specialiste të bujqësisë. Nga përmbytja që përfshiu Kurbinin janë dëmtuar shumë bagëti, por ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat