Basha: Policia dhe rendi do jenë më mirë pa Edi Ramën, u ka hapur rrugë vrasësve me pagesë

Shqipëria

Basha: Policia dhe rendi do jenë më mirë pa Edi Ramën, u ka hapur rrugë vrasësve me pagesë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:07
Lulzim Basha

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në lidhje me reformat që janë bërë këto tre vite për policinë, ka reaguar edhe kreu i pozitës, Lulzim Basha.

Këto tre vite të qeverisë së majtë në pushtet, kreu i opozitës i ka kosnderuarsi vite që vendi është pushtuar nga krimi. 

“Nuk ka pasur kohë më të vështirë për policinë se këto 3 vite, kur duhej të bënte kujdes të mos i dilte para Emiliano Shullazit, të mos i prishte punë Balilajt, të mos pengonte Habilajt, t’i hapte rrugën vrasësve me pagesë që pret Tahiri në zyrë, të mbyllte sytë kur arratisej Frroku që vrau komisarin Lamaj, të nderonte Rroshin e Bushin, të ishte në shërbim të Ndokës e ti thonte “po shef” shumë banditëve, trafikantëve, vrasësve, të gjithë miq të Edi Ramës”, shkruan Basha. 

Ndër të tjera, ai shtoi se “Kur pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse nuk jane burg: sepse i duhen për ruajtur drogën e miqve të tij. Prandaj i mori nga burgu ata që policet e ndershëm i kishin futur aty, dhe jua vuri mbi koke si "shefa"”. “Rama tradhtoi policinë për pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin.  Policia, rendi dhe siguria do jenë më mirë pa Edi Ramen”, përfundon reagimi i Bashës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat