Si qarkullojnë dokumentet polake për të futur klandestinë shqiptarë në Britaninë e Madhe

Shqipëria

Si qarkullojnë dokumentet polake për të futur klandestinë shqiptarë në Britaninë e Madhe

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 18:59
Ilustrim

Edhe emigrantët shqiptarë janë bërë objekt i një skeme mashtrimi se si kalojnë kufirin për në Britaninë e Madhe përmes dokumenteve të falsifikuara.

Janë mediat britanike të cilat kanë zbardhur skemën se si emigrantët ilegalë, kryesisht shqiptarë dhe ukrainas hyjnë në shtetin ishullor duke i paguar kontrabandistëve 2500 Pound për të blerë dokumentet false polake.

Më tej – zbulojnë mediat – emigrantët e paligjshëm strehohen në motele në Poloni në pritje të daljes së dokumenteve të tyre të reja të falsifikuara. Pasi pajisjen me dokumentet false si shtetas polakë, emigrantët ukrainas dhe shqiptarë shpërndahen nga kontrabandistët në aeroporte të ndryshme në Poloni. Prej andej për tu nisur për në Britaninë e Madhe.

Me shumë gjasa emigrantët do të zbuloheshin nga autoritetet, por këto banda kriminale janë të sofistikuara. Ata i mësojnë emigrantët se si të sillen dhe si t’u përgjigjen pyetjeve të inspektorëve kufitarë në mënyrë që të mos ekspozohen. Pasi mbërrijnë në destinacionin përfundimtar në Britani të Madhe, emigrantët shqiptarë dërgojnë dokumentet e tyre përsëri në Poloni për klientët e ardhshëm.

Qëkur Polonia u bë anëtare e BE-së në vitin 2004, pothuajse 1 milionë polakë kanë mbërritur në Britani në kuadër të lëvizjes së lirë në zonën Shengen 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat