Rama e Vuçiç në forumin e sigurisë në Begrad

Shqipëria

Rama e Vuçiç në forumin e sigurisë në Begrad

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 09:53
Rama në Serbi

Në Serbi ka nisur forumi 4-t i Beogradit për sigurinë. Në këtë samit janë të pranishëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Dy krerët e qeverive po marrin pjesë në samitin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Kolumbia, Misha Glenny.

Politikanë nga ky rajon ndodhen në Beograd për të diskutuar problemet e tyre më të rëndësishme gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, i cili më pas do të niset për në forumin e biznesit në Nish.

Në tërësi, mesazhi i këtij samiti pritet të jetë për një bashkëpunim rajonal më i fuqishëm, gjë e kërkuar edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat