Shoqëria civile: Kthimi i ligjit të plehrave, fitore e qytetarëve

Shqipëria

Shoqëria civile: Kthimi i ligjit të plehrave, fitore e qytetarëve

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Organizatat e shoqërisë civile përshëndetën vendimin e Presidentit të Republikës për kthimin në Kuvend të ligjit që lejon importin e mbetjeve. Ata e cilësuan këtë vendim si fitoren e parë, ndërsa vlerësuan edhe angazhimin e qytetarëve.

“Ligji u khye! Kjo është vetëm fitorja e parë. Falenderojmë të gjithë qytetarët që ushtruan demokracinë e drejtpërdrejtë në shesh, si edhe ata që e mbështetën kauzën në forma të ndryshme. Të gjithë bashkë për një Shqipëri të shëndetshme!”, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave.

Ndërsa Nisma “Thurje” shprehet se beteja nuk ka përfunduar. “Urime të gjithë atyre qytetarëve, të cilët injoruan propagandën, dolën në shesh, u angazhuan në aksione qytetare, shpërndanë postimet dhe folën kundër këtij ligji. Kjo është fitorja e tyre. Por kjo betejë nuk ka përfunduar. Ajo zhvendoset edhe njëherë në Kuvend. Ligji i miratuar me 63 vota tani duhet të marrë 71 që të kalojë”, thuhet në deklaratën e “Thurje”-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat