Gjykata liron dy nga pesë të arrestuarit për grabitjen në Rinas

Shqipëria

Gjykata liron dy nga pesë të arrestuarit për grabitjen në Rinas

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:22
Foto arkiv

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për dy nga pesë të arrestuarit për grabitjen spektakolare në Rinas.

Gjykata e Lartë caktoi “detyrim paraqitje” për Arben Karafilin Drejtorin Operacional i kompanisë “ICTS” dhe Fadil Jonuzajn agjentin e kompanisë “ICTS”.

Në burg mbetën vetëm dy persona Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” dhe Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë.

Ndërsa Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit ndodhet në “arrest shtëpie”.

Në 30 qershor 3 persona të maskuar dhe të armatosur arritën që të vidhnin rreth 1 milionë euro të një banke të nivelit të dytë në pistën e Rinasit, teksa po bëheshin gati të transportoheshin në avion me destinacion Italinë.

Më pas policia më 1 korrik të këtij viti pas grabitjes së parave arrestoi këta persona si përgjegjës për grabitjen e parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat