Berisha: Ja ku janë magazinat e drogës së kryebashkiakut të Pukës dhe shefit të policisë

Shqipëria

Berisha: Ja ku janë magazinat e drogës së kryebashkiakut të Pukës dhe shefit të policisë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:25
Ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital thotë se kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjoni dhe shefi i komisariatit të Pukës kishin ara dhe magazina droge në disa fshatra të Pukës.

Por sipas denoncuesit, ata kanë prishur Pazar me shtetasin Marash Morina dhe policia ka shkuar të sekuestrojë drogën, ndërsa shefi i komisariatit është transferuar nga detyra. 

Statusi i plotë:

Qytetari dixhital denoncon: Arat dhe magazinat me drogë të kryetarit të bashkisë Pukë dhe shefit te komisariatit Puke! sb

“Pershendetje z BerishaJam nje qytetare banore i rrethit Puke,para disa ditesh eshte bere transerimi i shefit te komisariatit Puke Z.Shullani,e verteta e transferimit eshte se ky person se bashku me kryetarin e Bashkise Gjon Gjonin kishin parcelat e tyre te Hashashit ne zonat eLufit Gomsiqes,Kqires ku kishin te punesuar rreth 13 persona qe ruanin hashashin. Si pasoje e nje debati per pazaret e droges midis Marash Morines dhe ish shefit te Komisariatit zotit Shullani, beri qe ky i fundit te dergonte forcat e policise te kontrollonin zonen,ne veqanti magazinat qe jane ne fashatin Gomsiqe ,ne pronesi te kryebashkiakut Gjonaj, keto magazina jane prane shtepise se sekretarit te keshillit Antonit, forcat e policise bene sekuestrimin e sasisve te hashahit , sasi e cila nuk u publiku nga policija. Ka qene prishja e ketije pazari qe Saje Qorri beri transferimin e Shullanit. me respekt D.L”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat