Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha për implikime në mbjelljen e lëndëve narkotike.
Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se është i përkushtuar vetëm në nxjerrjen nga skamja të popullit që e ka votuar në Pukë. “Digjital rrena vazhdon për të njollos e poshtëroi punen e kujtdo që bënë përpjekje për zhvillimin e zonës së tij. Pukjanët me njohin mirë mua dhe familjen time. I them Digjital Rrenes se nuk jam njeriu i barutit, ku qindra familje shqiptare vajtojnë pa ndërprerje, por jam një qytetar i ndershëm i Pukës që po punoj me përkushtim të madh për të ndryshu atë skamje e varfëri në të cilin ai e la Pukën. Berishës i drejtohem sot si malësor që ti lër rehat malësorët të jetojnë në hallet e tyre pa u hedhur akuza,për të cilat duhet të mbaj dhe përgjegjësi”, thuhet në reagimin e kreut të bashkisë së Pukës.