9-mujori i OSHEE-së: Ulen humbjet, rriten arkëtimet

Shqipëria

9-mujori i OSHEE-së: Ulen humbjet, rriten arkëtimet

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:35
Ilustrim

Treguesit e humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes kanë pësuar përmirësim të ndjeshëm sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE).

Referuar raportit për 9-mujorin humbjet llogariten në një nivel prej 27,6 %, ndërsa në muajin shtator 2016, niveli i humbjeve ishte 22.1 %.

E njëjta ecuri pozitive paraqitet edhe sa u takon treguesve të nivelit të arkëtimit të faturave korrente të energjisë. Sipas OSHEE-së, gjatë periudhës janar-shtator 2016 kanë hyrë në llogaritë e OSHEE, pa llogaritur arkëtimet nga aktmarrëveshjet 42,9 miliardë lek. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin arkëtuar 41,5 miliardë lek.

Që prej nisjes së operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë, totali i aktmarrëveshjeve të lidhura ka arritur në rreth 445 mijë, prej te cilave 424 mijë u takojnë abonentëve familjarë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 21 mijë i takon biznesit.

Rreth 65 mijë aktmarrëveshje rezultojnë të lidhura nga abonentë me ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë dhe me status të veçantë. Deri tani, 220 mijë abonentë familjarë kanë preferuar ta shlyejnë të gjithë detyrimin për të përfituar 70 dhe 80 % reduktim të kamatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat