Veliaj: Shumë shpejt nisma për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve

Shqipëria

Veliaj: Shumë shpejt nisma për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 13:03
Erion Veliaj

Përfundojnë punimet për rikualifikimin urban, të një blloku banimi në Njësinë Administrative nr. 4, në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, investimet e kryera do u shërbejnë rreth 5 mijë banorëve të kësaj zone.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj: Më vjen mirë që nuk jemi mjaftuar vetëm tek infrastruktura rrugore, por kemi kërkuar gjithashtu edhe infrastrukturë kulturore dhe sociale për fëmijët. Në këtë lagje janë rehabilituar kopshtet dhe çerdhet, mezi presim që të fillojmë me shkollat. Për më të vegjlit tanë kemi krijuar disa kënde lodrash, në këtë lagje, tek Katrori në Allias, dhe besoj që, po të vazhdojmë me këtë ritëm, nuk do të kemi më një Tiranë të dorës së parë, apo të dytë, një Tiranë të Bllokut apo një Tiranë të periferisë. Fakti që kemi bërë një shpërndarje demokratike të të gjithë investimeve është dëshmi e kësaj filozofie dhe e këtij misioni që ka marrë përsipër Bashkia e Tiranës.

Veliaj ftoi banorët e zonës që të kontribuojnë për mirëmbajtjen e këtyre ambienteve të rikonstruktuara, ndërsa paralajmëroi dhe fillimin e një tjetër nisme të bashkisë, atë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat