Viza pune në vend të azilit? Ja si mund të shkoni në Gjermani me dokumente të rregullta

Shqipëria

Viza pune në vend të azilit? Ja si mund të shkoni në Gjermani me dokumente të rregullta

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:21
Ilustrim

Në kulmin e krizës së refugjatëve në Gjermani, në këtë vend mbërritën mbi 144 mijë refugjatë nga Ballkani, kryesisht shqiptarë. Sipas “Die Welt”, shanset për të përfituar azil janë shumë të ulëta, thuajse zero, pasi ata nuk vijnë nga rajone në luftë.

Por qëllimi i shqiptarëve është tjetër: Të gjejnë një punë.

Për të shmangur presionin mbi sistemin dhe për të lehtësuar mundësitë që ballkanasit të gjejnë një punë në Gjermani, qeveria ka nisur një program punësimi.

Të gjithë ata që duan, mund të aplikojnë për të marrë një vizë pune.

Deri në shtator të këtij viti, sipas “Die Welt”, janë dhënë 15.500 viza punësimi për banorët e Ballkanit Perëndimor.

Por si funksionon?

Kur emigrantët nga Ballkani kanë në xhepin e tyre një ofertë konkrete për punë nga Gjermania, mund të marrin një vizë punë për në Gjermani në vendet e tyre.

Kushti është që të mos kenë kërkuar azil ose kanë përfituar nga pagesat e sistemit të pritjes së përgjigjeve të azilit.

Nëse e kanë bërë diçka të tillë, përfitojnë viza ata që kanë tërhequr kërkesën për azil dhe janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania.

Në total janë mbi 30 mijë punëtorë emigrantë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani.

Kërkesat janë të larta.

Sipas këtij programi, punëtorët nga Ballkani pajisen me të ashtuquajturën Karta Blu, nëse kanë një diplomë dhe duan të punojnë në ato profesione ku Gjermania ka mungesa.

Por ku janë këto mungesa?

Dihet se ka kërkesa për infermiere dhe ndihmëse në sektorin e mjekësisë,

Por shumica e tyre është në sektorin e ndërtimit (53.2 përqind), pasuar nga shërbimet në hotele dhe restorante.

Po ashtu Gjermania thotë se ka nevoja për punëtorë në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë.

Ekspertët thonë se kjo mënyrë punësimi është interesante dhe dashamirëse.

“Procesi siguron që të na vijnë profesionistët që na mungojnë”, thotë Zyra Federalee Punësimit.

Një program i tillë punësimi nuk është i ri në Gjermani.

Në vitet ’60-’70 pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Shumë prej punëtorëve erdhën nga Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat