DHAT: Ligji i Dhomave të Tregtisë, burokraci për biznesin

Shqipëria

DHAT: Ligji i Dhomave të Tregtisë, burokraci për biznesin

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Dhoma Amerikane e Tregtisë paralajmëron se nëse qeveria nuk tërhiqet nga ligji për anëtarësimin e detyrueshëm të bizneseve, pranë Dhomave Publike të Tregtisë në 12 qarqe në vend, atëherë Shqipëria mund të bëjë hapa pas në renditjen e “Doing Bussines”, të Bankës Botërore vitin e ardhshëm. Sipas Marc Crawford, ligji i rithyer nga Presidenti në parlament sjell burokraci për biznesin.

Sipas Dhomës Amerikane, nëse ligji miratohet sërish pa ndryshime, nuk përjashtohet mundësia që biznesi t’i drejtohet gjykatave për ta rrëzuar. 

Për Dhomën Amerikane të Tregtisë, ligji nuk është i nevojshëm pasi më parë dhomat lokale duhet të bëhen atraktive, në mënyrë që biznesi të anëtarësohet vullnetarisht dhe jo me detyrim.

Dhoma Amerikane është një nga 18 shoqatat e biznesit të huaja dhe vendase, që kundërshtuan ligjin dhe i kërkuan Presidentit të mos e dekretojë. Kreu i shtetit e rrëzoi ligjin, me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën dhe se është një taksë e fshehtë që i shtohet biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat