Akuzat e Berishës: Rama dhe Gaz Demi shesin ndeshje, të hetohen

Shqipëria

Akuzat e Berishës: Rama dhe Gaz Demi shesin ndeshje, të hetohen

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 07:45
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha hedh akuza për shitje të ndeshjeve duke përmendur vëllain e kryeministrit Edi Rama dhe presidentin e Partizanit, Gazmend Demi.

Berisha i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet dhe gazetarëve të investigojnë mbi dëshminë e mbërritur në adresën e tij.

STATUSI I BERISHËS
Futbollisti dixhital denoncon

Veprimet mafioze në futboll të famozëve Gaz Demi dhe Olsi Rama, të cilët përfliten në Shqipëri dhe më gjerë për shitblerje ndeshjesh dhe përdorin pushtetin e Edvinit për qëllimet e tyre të mbrapshta!

U bëj thirrje prokurorisë së shtetit dhe gazetarëve investigativë të ndërmarrin një hetim të gjithanshëm bazuar në këtë dëshmi ndaj binomit mafioz Demi-Rama, për të prerë me gërshërët e ligjit kthetrat e tyre të zeza mbi futbollin shqiptar! sb

“Përshëndetje!
Unë që po ju shkruaj, jam një lojtar 19-vjecar në një prej klubeve sportive te futbollit ne Shqiperi. 3 vitet e fundit kam qene i angazhuar si lojtar ne ekipin e futbollit “FC.KEVITAN”, nje ekip i ri, i ndërtuar nga dëshira e pastër për të ecur me drejtësi ne futbollin shqiptar, nga Artan Singa, por qe shume shpejt u perplas me padrejtesi te shumta, me te cilat ekipet e tjera ishin familjarizuar dhe per sa kohe Kevitan ishte i papergatitur per te rezistuar ne llumin e korrupsionit e sulmuan.

Gjithe vitin e kaluar kemi kryesuar renditjen, pavaresisht sulmimeve te vazhdueshme nga ekipe te tjera, si psh per reference po sjell si deshmi ekipin e Partizanit B nen drejtimin e Gazmend Demit Olsi Rames, i cili na hodhi poshte e pervec kesaj na rrezikoi dhe jeten ne ndeshjen e zhvilluar ne fushen e Gramshit, per hir te afera te tyre korruptive ne te cilin ishte perfshire dhe arbitri i ndeshjes.

Duke e tejkaluar kete, shqetesimi me i madh i imi lidhet me skandalin qe ka plasur ne Federaten e Futbollit Shqiptar ndermjet Mamurrsit dhe Partizanit. Dje u deklarua ne media se Partizani del ne kategori te pare dhe bie Mamurrsi dhe e gjitha kjo nga presionet, korrupsioni koke e kembe qe ka mbethyer futbollin shqiptar ne teresi, nga ekipet e vogla e deri te ato me te medhate, dhe e gjitha kjo behet nen hunden pseudo-presidentit Armando Duka.

Jane te panumerta situatat qe mund te listoj, te cilat demostrojne kalbjen e sistemit plotesisht, i cili pershkak te nje kalbje shekullore, po paralizon per te ecur perpara dhe ekipe te reja, te cilat aspirojne qe pervec te tjerash te shperndajne ndjesine e te luajturit futboll prej verteti, si ekipi i KEVITAN.

Jane pikerisht keto padrejtesi qe largojne futbollistet shqiptare dhe i bejne ata te gjejne te ardhmen e tyre gjetke dhe pervec kesaj e thellojne batakun e korrupsionit dhe nuk i stimulojne nismat e ndermarra per investime ne futbollin shqiptar, duke jua bllokuar te gjitha rruget, sic eshte vepruar ndaj Z. Artan Singa, i cili nisi nje sipermarrje me qellime pozitive per futbollin shqiptar, por qe korrupsioni nuk po e lejon te avancoje ne kete drejtim.

Ju ftoj te beni investigime ne kete drejtim dhe ju lutem te ngrini zerin edhe ne parlament per kete ceshtje. Faleminderit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat