Reagon ashpër për Himarën - Athina: E papranueshme prishja e shtëpive të minoritarëve grekë

Shqipëria

Reagon ashpër për Himarën - Athina: E papranueshme prishja e shtëpive të minoritarëve grekë

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 20:34
Ilustrim

Ministria e Jashtme greke ka reaguar sërish lidhur me prishjen e banesave në Himarë, në kuadër të projektit të Bashkisë së këtij qyteti.

Në faqen zyrtare të Ministrisë greke, thuhet se Athina zyrtare po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në Himarë, ku 19 familje të minoritetit grek janë paralajmëruar se kanë afat vetëm 5 ditë për t’u larguar nga shtëpitë e tyre të cilat do të shemben.

Sipas Ministrisë greke, është e papranueshme që kryebashkiaku Goros ka firmosur fletë-lajmërimet të cilat u janë dorëzuar pronarëve të shtëpive pikërisht në ditën e festës kombëtare të Greqisë.

Ministria e Jashtme greke thekson se organet shqiptare duhet të anulojnë menjëherë shembjen e këtyre shtëpive dhe të bashkëpunojnë me pronarët e tyre për restaurimin e Himarës.

“Mbrojtja e të drejtave të pronës si dhe të drejtave të minoritetit përbën një pjesë e pandarë e pesë kushteve që ka vendosur BE për fillimin e negociatave integruese të Shqipërisë në familjen europiane. Ndaj nëse Shqipëria dëshiron sinqerisht të integrohet në BE do të duhet të provojë me vepra se funksionon si shtet i së drejtës duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e gjithë banorëve të saj pavarësisht prejardhjes së tyre kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Në përmbullje te deklaratës, Ministria e Jashtme thekson se Ambasada greke në Tiranë ndjek vazhdimisht gjendjen dhe ndodhet gjithnjë përkrah minoritarëve ndërsa ka njoftuar edhe organet përkatëse shqiptare në nivel të lartë dhe organizmat ndërkombëtare si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat