Presidentit Nishani i jepet Titulli “Nder i Qarkut të Shkodrës”

Shqipëria

Presidentit Nishani i jepet Titulli “Nder i Qarkut të Shkodrës”

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 18:54
Presidentit Nishani i jepet Titulli “Nder i Qarkut të Shkodrës”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani sot mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Këshilli i Qarkut të Shkodrës, ku e pranishme ishte kryebashkiakia Voltana Ademi dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve vendore dhe përfaqësues të bashkësive fetare.

Kryetarja e Qarkut, zonja Greta Bardeli i dorëzoi Titullin “Nder i Qarkut” me motivacionin “Për vlerat e larta qytetare që mbart, për kontributin e jashtëzakonshëm në unitetin, progresin dhe paqen sociale të Qarkut Shkodër si dhe  në evidentimin, vlerësimin e mbrojtjen e përpjekjeve të bijve e bijave të Shkodrës në aspiratat e tyre për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor.”

Nishani pasi u shpreh se ky vlerësim dhe nderim i veçantë i bëhej në radhë të parë institucionit të Presidentit të Republikës e më pas atij vetë. “Ndihem shumë i privilegjuar, jo vetëm për faktin që marr një vlerësim të tillë, një nderim të tillë, por mbi të gjitha se po e marr pikërisht nga qytetaria e Qarkut të Shkodrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat