Formula e Blushit: Kryetari i LIBRA zgjidhet çdo dy vjet

Shqipëria

Formula e Blushit: Kryetari i LIBRA zgjidhet çdo dy vjet

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 00:52
Blushi

Prezantohet Manifesti dhe statuti i partisë LIBRA themeluar nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Në statutin e saj neni 14 pika 3 thuhet se kryetari i partisë zgjidhet çdo 2 vjet, dhe se një njeri nuk mund të zgjidhet më shumë se 3 mandate radhazi. Ndërkohë Partitë e tjera organizojnë zgjedhje çdo 4 vjet, duke njehsuar mandatin e kryetarit me të njëjtin mandat që kanë legjislaturat parlamentare.

Gjithashtu në faqen zyrtare online të partisë LIBRA thuhet se partia do të vetëfinancohet përmes kuotave të anëtarësisë së saj dhe do të bëjë transparencë periodike për të gjitha donacionet, duke shmangur të ardhurat nga burime të dyshimta si dhe çdo donacion që mund të ndikojë në cilësinë dhe cënimin e parimeve të saj themelore.

Emri i Partisë është “LISTA E BARABARTE”, me akronim (brevetatis causa) LIBRA. me seli në Rr.”Sami Frashëri”, Tiranë.

Vendimmarja.
Po në nenin 15 thuhet

Vendimet janë transparente dhe në çdo rast iu bëhen të ditura të gjithë anëtarësisë. Vendimet në organet e LIBRA-s merren me shumicë votash dhe kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e mbledhjeve është më shumë se gjysma e anëtarëve të organit kolegjial. Vendimi i Forumit për ndryshime në statut kërkon miratimin me 2/3 e anëtarëve të pranishëm. Kryetari dhe anëtarët e Bërthamës i nënshtrohen votëbesimit nga anëtarësia e LIBRA-s. Të drejtën e nisjes së mocionit të mosbesimit e kanë 1/3 e anëtarëve të LIBRA-s.
Koordinatori dhe përfaqësuesi në Këshill i nënshtrohen votëbesimit nga anëtarësia e Grupit përkatës. Të drejtën e nisjes së mocionit të mosbesimit e kanë 1/3 e anëtarëve të Grupit.

Financimi – Në nenin 17 të saj thuhet LIBRA nuk mund të pranojë dhurata nga persona juridikë apo fizikë, që mund të ndikojnë në veprimtarinë e saj.

Brenda 2017 zgjedhje-

Po kështu në nenin 19 janë dispozita kalimtare për zgjedhjet e organeve të para

Organet e para drejtuese zgjidhen nga mbledhja e parë e anëtarëve themelues-nismëtarë. Mandati i organeve të para drejtuese është njëvjeçar. Brenda afatit njëvjeçar nga themelimi, LIBRA do të organizojë zgjedhjet e para.
Mandati i organeve të para drejtuese nuk llogaritet në numrin maksimal të mandateve të lejuara nga nenet e mësipërme të këtij Statuti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat