Blushi: Nuk ka drejtësi kur vendi është mbuluar me kanabis

Shqipëria

Blushi: Nuk ka drejtësi kur vendi është mbuluar me kanabis

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 11:57
Ben Blushi

Ben Blushi, themelues i lëvizjes LIBRA, ka dhënë një intervistë për agjencinë “Courrier des Balkans”. Ai thotë se pas tre viteve në pushtet, qeveria e Ramës nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Në ditët tona, shumica e partive të mëdha shqiptare kanë humbur qëllimet e tyre. Nuk i respektojnë më qytetarët, por grupet e vogla të biznismenëve, të cilët kërkojnë vetëm t’i shërbehet interesave të tyre. Ata janë pasuruar falë politikanëve që vetëm se iu shërbejnë atyre. Këta janë personat që hartojnë ligjet, marrin vendimet, zgjedhin ata që do të ulen në kuvend ose që do të punojnë për administratën. Të varfërit nuk janë të përfaqësuar në këtë vend. Për ta rimëkëmbur Shqipërinë, partitë duhen reformuar. Kur partitë kompromentohen me kriminelë ose në konflikte interesash, demokracia mbetet një mashtrim,” shprehet Blushi.

Ai i përgjigjet shoqërisë civile, duke thënë se për çdo kauzë, ka qenë në krah të saj.

Rama thotë se është pesimist se në vend do bëhet drejtësi.

“Duhet ruajtur gjithnjë shpresa, edhe pse ka shumë pak shenja pozitive. Edi Rama është çdo herë e më shumë i afërt dhe i varur nga grupet kriminale. Ai i frekuenton, zgjedh përfaqësuesit e tyre për krybashkiak, deputet, si dhe ua mundëson hyrjen në Kuvend dhe në Partinë Socialiste… Kësisoj, ata e zgjerojnë ndikimin e tyre, duke i nxitur si shkëmbim klientët dhe vartësit e tyre që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Edi Ramën. Në një vend ku miqësia dhe marrëdhëniet midis kryeministrit dhe grupeve kriminale janë aq të theksuara, si mendoni se drejtësia mund ta bëjë punën e saj?”

“Qeveria dhe opozita ishin të detyruara ta kalojnë reformën në drejtësi nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Por kjo nuk do të thotë se do të ketë më shumë drejtësi. Si të bëhet kjo në një vend ku gjysma e territorit është e mbuluar me kanabis?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat