Pala greke, presion ambasadorit Dervishi

Shqipëria

Pala greke, presion ambasadorit Dervishi

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 09:33
Dashnor Dervishi

Takimi mes ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi dhe zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme greke, pas ngjarjeve në Athinë dhe deklaratës së Ramës për Akropolin, është zhvilluar me tone të ashpra. Këtë e konfirmon në një shkrim të sajin të enjten gazeta greke “Prothema”.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Peter Mavroeidis është ankuar mbi vendimin e autoriteteve shqiptare për prishjen e disa banesave të banorëve në Himarë, dhe e quan këtë veprim, abuzim me të drejtat e minoritetit grek. “Greqia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, as nuk kërcënon askënd, por as nuk do të tolerojë sfida të tilla. Shqipëria, duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare që respekton të drejtat e pakicave etnike greke”, i ka thënë ai ambasadorit Dashnor Dervishi.

Ai shtoi se plani i rizhvillimit të Himarës nuk është konsultuar ndershmërisht dhe në mënyrë transparente me minoritetin grek dhe se është e papranueshme që njoftimi për prishjen e banesave të ishte ekskluzivisht vetëm për personat me origjinë etnike greke. Sipas gazetës greke , Mavroeidis bëri të qartë se kjo sjellje e papranueshme, do të përballet me vlerësimin e integrimit evropian të Shqipërisë, madje ka kërkuar që vendimi për prishjen e pronave të banorëve në Himarë, të pezullohet menjëherë. Gjithashtu i është bërë e ditur se nuk mund të thuhet se nuk ka minoritet në Himarë. Madje Greqia ka kërcënuar se kjo çështje do të ndikojë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat